INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Masakra në Zelandën e Re, qeveria gati të rishohë ligjin për armët, qytetarët i dorëzojnë vetë

Masakra në Zelandën e Re, qeveria gati të rishohë ligjin për armët, qytetarët i dorëzojnë vetë

Publikuar më: 14:25 18-03-2019

Pas sulmit në xhami në Zelandën e Re ku mbetën të vrarë të paktën 50 persona, kryeministrja Ardern u shpreh se brenda 10 ditësh do të rishihej ligji mbi armët dhe shitjen e tyre.

Por përpara se qeveria të marr masa kanë qënë vetë qytetarët ata të cilët kanë nisur të dorëzojnë armët gjysmëautomatike.

Shumë persona i janë drejtuar autoriteteve për t’i dorëzuar, ndonëse shumë prej qytetarëve të Zelandës së Re janë të dhënë pas gjuetisë.

Për më tepër qeveria bëri me dije se në hetimet dhe cdo gjë të lidhur me armët do të përfshihen edhe shërbimet e inteligjencës. Autori i masakrës Brenton Tarrant kishte leje për armë por asnjëherë nuk ishte i skeduar nga autoritetet.

Article Logic
Execution time: 0.0039298534393311