INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Mbrojtja e diversitetit, Lorela Lazaj: Monitorim 3-vjeçar në parkun “Karaburun-Sazan” [VIDEO]

Publikuar më: 14:42 18-03-2019

Drejtuesja e administratës rajonale të agjencisë të zonave të mbrojtura, Lorela Lazaj, gjatë një interviste për emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri, tha se parku detar “Karaburun-Sazan”, është i vetmi park kombëtar i cili po monitorohet për mbrojtjen e diversitetit si në tokë dhe në det.

Lazaj tha se janë 6 zona të mbrojtura në qarkun e Vlorës por më të dëgjuarat janë Parku Kombëtar LLogara, parku natyror i Karaburunit dhe parku detar “Karaburun-Sazan”, i vetmi në gjithë Shqipërinë dhe që gjendet në jugun e vendit.

“Administrata e zonave të mbrojtura ka marrë masat për mirëmbajtjen e shtigjeve natyrore në zonat e mbrojtura, përfshi dhe parkun detar, i cili mund të vizitohet përmes tyre, jo vetëm përmes guidave me varka”, tha drejtuesja e AKZM Vlorë, Lorela Lazaj.

Më tej në intervistë, Lazaj ka shpjeguar se 99 % e tyre përdorin guidat me varka të cilat sot janë shtuar në 11 të tilla me 150 persona secili që vizitojnë çdo ditë parkun në kulmin e sezonit turistik.

Por sipas saj, shqetësuese janë mbetjet që lënë vizitorët gjatë këtyre guidave.

“Përveç sensibilizmit, me nismën e qeverisë italiane, kemi nisur riciklimin e vajrave të përdorura nga bizneset përreth gjirit të Vlorës që kanë ndikim direkt në parkun detar. Kemi mbledhur vetëm për 3 muajt e sezonit turistik, rreth 1800 litra vaj në 24 subjekte.

Po ashtu dhe mbetjet plastike të lëna në destinacionet turistike, kemi mbledhur gjatë sezonit të shkuar rreth 250 kg mbeturina plastike në 300 metër katror plazh”, u shpreh Lazaj.

Ndiqni intervistën e zgjeruar në video-

Ndiqni intervistën e zgjeruar në video
Article Logic
Execution time: 0.0035648345947266