INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E përdorur dhe nga ISIS, krijohet ARMA më e re! Njihuni me ''dronin terrorist''

E përdorur dhe nga ISIS, krijohet ARMA më e re! Njihuni me ''dronin terrorist''

Publikuar më: 15:02 04-03-2019

ISIS ka kryer sulme kundrejt amerikanëve dhe rusëve me dronë të mbushur me lëndë shpërthyese, që i kishin ndërtuar me mjete artizanale.

Dronë të ngjashëm, po paraqiten si armët më të fundit për vitin 2019 nga kompania ruse Kalashnikov Concern.

Kompania e ka quajtur armën e re si ''Droni vetëvrasës KYB'', ose ndryshe ''terroristi i vogël''.

Në rast lufte, ky dron mund të mbushet me 3 kilogramë lëndë shpërthyese dhe mund të përplaset për të krijuar dëme kolosale.

Droni mund të qëndrojë për shumë kohë në ajër, pa u diktuar dhe të komandohet vetëm kur t’i jepet urdhri për sulm.

Droni është i lirë dhe nuk kushton më shumë se 100 dollarë. Ai mund të vijë përqark në ajër mbi një shënjestër të caktuar, për shumë kohë, e më pas të lëshohet mbi tanke duke i shkaktuar armikut miliona dollarë dëme.

Sipas ushtarakëve rusë, radarët e kanë të pamundur ta diktojnë kur qëndron në 100-200 metra lartësi.

Të gjitha fuqitë botërore i kanë kthyer sytë nga versionet e lira të armatimeve. Pak kohë më parë dhe Kina paraqiti një version të këtyre dronëve që fluturonin në tufë, të koordinuar, derisa urdhëroheshin për sulm.

droniii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705