INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Droni hapet në lartësi, shihni si i shpëton njerëzit nga zjarri [VIDEO]

Droni hapet në lartësi, shihni si i shpëton njerëzit nga zjarri [VIDEO]

Publikuar më: 13:32 20-11-2018

Teknologjia vazhdon të në surprizojë. Dhe tashmë dronët do t’i shohim jo vetëm si një mjet fluturues, por si nje mjet që mund të shpëtojnë jetë në shumë metra lartësi.

Dhe risia vjen nga Kina e largët e cila ka projektuar një dron me të të vërtetë revolucionar. Net Guard është një dron që ndahet në katër pjesë dhe është i aftë të hapë një rrjet për të shpëtuar njerëz që ndodhen në një ndërtesë shumëkatëshe të përfshirë nga zjarri.

Pasi merret kërkesa e shpëtimit, droni përdor GPS për të identifikuar pozicionin e saktë të vendit që duhet të arrihet dhe e bën këtë duke udhëtuar në lartësi të madhe për të shmangur trafikun dhe të jetë sa më i shpejtë.

Sapo të arrihet te vendi i zjarrit, droni ndahet në katër pjesë me një rrjet sigurie në mes. Falë katër helikopterëve, ai është në gjendje të udhëtojë në lartësi dhe të marrë një person në ajër.

Rrjeti përbëhet nga një shtresë e katërfishtë poliuretani, e fortë dhe e mjaftueshme për të mbajtur peshën e një të rrituri mesatar: edhe sensorët e vendosur mbajnë gjurmët e personit duke u hedhur në rrjetë, duke e pozicionuar dronin në mënyrë për të kapur atë.

I projektuar nga një grup prej gjashtë nxënësish në Quangzhou të Kinës, ky dron pritet të fitojë 13,000 dollarë për dizajnin e konceptuar në “Golden Pin” të Tajvanit.

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482