INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kjo pajisje tani do të përdoret për të bërë selfie

Publikuar më: 11:28 15-01-2016

Droni selfie është pajisja më e re e cila hidhet në ajër, në mënyrë automatike fillon të fluturojë, duke e përcjellë kështu personin i cili e përdor, derisa bën fotografi dhe video të rezolucionit të lartë. Porositë e “dronit selfie”, fluturakes së vogël pa pilot por me një kamerë të mençur, për të cilën ekspertët thonë se është një hap tjetër pas teknologjisë së “shkopit selfie”, raportohet se kanë arritur në 600.000 njësi, kurse vlera totale e tyre kap shumën prej 34 milionë dollarë.

Droni “Lily” do të duhej të dilte në shitje gjatë kësaj vere. Prodhuesit pretendojnë se për këtë dron nuk nevojitet ndonjë pajisje telekomanduese, sepse kamera përcjellë përdoruesin në një lartësi prej 1.5 deri në 3 metra, ndërsa mund të fluturojë në lartësi nga 1.5 deri në 15 metra.Përmes një teknologjie të tillë, përdoret pajisja për përcjellje me të cilin droni identifikon lokacionin e përdoruesit, dhe në këtë mënyrë mund të drejtojë kamerën në drejtim të tij.

Bateria të cilën “Lily” e përdorë mund të zgjasë deri në 20 minuta fluturim. E gjithë kjo pajisje është e rëndë vetëm 1.2 kilogram dhe është rezistuese ndaj ujit, kështu që mund të përdoret edhe kur bie shi. Shpejtësia maksimale e tij është 40 kilometra në orë, kurse falë peshës dhe formës së vogël mund të vendoset edhe në çantë të shpinës.

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379