INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Besnik Mustafaj: Në veri, gratë i vrasin më lezetshëm [VIDEO]

KafeIN/Besnik Mustafaj: Në veri, gratë i vrasin më lezetshëm [VIDEO]

Publikuar më: 14:49 04-03-2019

Skenaristi i filmit që pritet të dalë në kinema “Dy gisht mjaltë”, Besnik Mustafaj, ishte i ftuar në emisionin “KafeIN” me moderatorin Flavio Qarri ka zbuluar disa nga temat e “Stand up”, pjesëve të komedisë që do të vërë në skenë.
Mustafaj tha se dhuna ndaj gruas është tema e një nga performacat e tij të Stand Up.
Me tone humori, Bes Mustafaj tha se dhuna ndaj gruas dallon në zonat e veriut në raport me jugun.
“Veriorët janë më të hapur, pavarësisht se duken sikur janë të mbyllur e të rëndë.
I thotë gruaja të shoqit: O Cuk do të dal unë. Ku do të dalësh ti i thotë ai dhe i fut një të sharë fuqishëm por e cliron veten. E mbyll nja 5 vjet në kullë por ai e zbraz inatin dhe bie pak.
Kurse në jug, është tjetër gjë. Gruaja i thotë Sotiraqit: O burrë, do të dal unë. Mirë, thotë ai, dil ndërsa lan enët. Mirëpo i thotë dil, por në mendje e bark ka një mace që mbledh e mbledh derisa një natë e vret dhe e bën copa copa”, thotë Besi.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

 

Article Logic
Execution time: 0.0034530162811279