INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit jo social rrezikojnë të sëmuren nga diabeti [VIDEO]

Njerëzit jo social rrezikojnë të sëmuren nga diabeti [VIDEO]

Publikuar më: 19:23 21-12-2017

Njerëzit të cilët janë pak social kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë një diabet të tipit të 2, në krahasim me njerëzit e tjerët që kanë një shoqëri të gjerë dhe përfshihen në aktivit të ndryshme, raporton një studim i fundit nga Holanda.
Studiuesit tregojnë se integrimi në shoqëri dhe realizimi i aktiviteteve sociale paraqet një qasje të re për parandalimin e diabetit.
Në hulumtim morën në studim rreth 2861 persona të grupmoshës 40 deri në 75vjeç, Ata u ndanë në dy grupe personat që merreshin me aktivet sociale dhe grupi që nuk ishin aktiv, dhe në përfundim rezultoi se tek personat që ishin jo-social kishte 60% gjasa që diabeti i tipit të 2 të zhvillohej.
BMC Public Health raporton se tek femrat zhvillimi i diabetit është më i lart se tek meshkuj kryesisht 112% tek femrat dhe 49% tek meshkujt.
Drejtuesja e studimit ka këshilluar njerëzit që të pasurojnë ditën e tyre me aktivitete të ndryshme sociale pasi në këtë mënyrë mbrojnë shëndetin e tyre.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029959678649902