INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një rrëfim ndryshe i Veliajt në atmosferë festash...

Një rrëfim ndryshe i Veliajt në atmosferë festash...

Publikuar më: 19:07 09-12-2017

Në një intervistë për emisionin “Chic” të gazetares Fjodora Fjora , kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rrëfyer paksa për veten dhe të afërmit e tij në këto ditë festash.

“Kjo është si një njeri që ka rënë në dashuri, i cili nuk di sa është ora. Ai mezi pret të zgjohet në mëngjes që të merret me dashurinë e vet. Kjo është dashuria ime, me këtë zgjohem në mëngjes me këtë fle dhe Ajola ma ka pranuar. Kjo është një kohë, një vëmendje dhe një dashuri që duhet ndarë me qytetin dhe bashkinë. Ajo ndonjëherë thotë jam martuar me Tiranën”, shprehet Veliaj teksa flet për kryeqytetin që nuk e ndan aspak nga njerëzit që do.

Ai thotë se për Krishtlindje dhe Vit të Ri,  do të zgjedhë një institucion se ku do i kalojë. Vjet ishte tek Zjarrfikëset.

Për rrobat, thotë se nuk i blen vetë dhe se Ajola tashmë ja ka mësuar masat. “Ajola i di masat e mia, jam masa “L” pantallonat 32 dhe këmba 45-sa.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771