INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Niveli i varfërisë. 1.2 milion shqiptarë jetojnë me 5 dollarë në ditë

Niveli i varfërisë. 1.2 milion shqiptarë jetojnë me 5 dollarë në ditë

Publikuar më: 16:58 23-02-2018

Varfëria e shqiptarëve është rikthyer në opinionin publik, e kjo si një betejë e re mes qeverisë dhe opozitës. Por përtej debatit politik, sa është niveli i varfërisë sot? Përmasat e kësaj dukurie sigurisht nuk jepen nga madhësia e skemës së ndihmës ekonomike, pasi në të nuk janë përfshirë të gjithë të varfrit. Në këto kushte, qëndrimi më i besueshëm është ai i Bankës Botërore. Në Raportin Ekonomik për Ballkanin Perëndimor për vitin 2017, institucioni financiar ndërkombëtar vlerëson se në vitin 2016, që është edhe e dhëna e fundit, 45.5 për qind e popullsisë shqiptare jetonte me 5 dollarë në ditë. Sipas Institutit të Statistikave, popullsia e Shqipërisë vlerësohet në rreth 2.8 milionë banorë. Sipas përllogaritjeve, i bie që 45.5% e saj ose 1 milionë e 270 mijë persona jetojnë me 5 dollarë në ditë. Konvertuar me kursin e këmbimit të Bankës së Shqipërisë, i bie 535 lekë në ditë për person.

Article Logic
Execution time: 0.0019931793212891