INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nishani lëshon deklaratën e fortë: Tahiri duhej hetuar në 2016, Habilajt trafikantë të dorës së dytë

Nishani lëshon deklaratën e fortë: Tahiri duhej hetuar në 2016, Habilajt trafikantë të dorës së dytë

Publikuar më: 22:50 02-11-2017

Në cilësinë e ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani deklaron se kishte marrë informacione për trafikun e drogës që në vitin 2016.

Sipas tij në këtë kohë duhej të hetohej edhe ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Nishani tha se kishte dhënë porosinë që informacionet për drogën nga institucionet ligjzbatuese t’i dërgoheshin edhe Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nishani: “Në nëntor të vitit 2016, mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Situata që kemi mbërritur sot, ato diskutime që u paraqiën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, nuk u ndoqën me zabtimin që kërkon ligji. Nëse do të kishte hetime serioze, ai do të ishte një hetim me të gjithë individët përfshire deri te Ministri i Brendshëm. Mesi i vitit 2016 ,kanë ardhur informacionet e para në tryezën time. Informacioni që ka ardhur te unë, për përfshirjen e punonjëse të policisë ,i kam thënë të dërgohej edhe të Ministri Brëndshëm.”

Nishani thotë se grupi kriminal Habilaj janë trafikantë të dorës së dytë. Ai tha se kur ka marrë informacione për trafikimin e drogës ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Nishani: “Se çfarë kanë bërë institucionet e tjera duhet që gjithsecili ti thojë publikut se çfarë ka bërë. Dritan Zagani ka bërë një denoncim publik dhe zyrtar. Është publik pasi është bërë përmes medias dhe zyrtar sepse është bërë nga një punonjës i shtetit. Denoncimi i Dritan Zaganit mund të them se askush nuk u mor me të. Pas saj është ardhja e dosjes nga anti-mafia italiane që kanë konfirmuar faktin se grupi kriminal i Habilajve ka bërë trafik para deklaratës së Zaganit dhe ka vijuar me intensitet pas deklaratës së Dritan Zaganit.Presidenti nuk ka dëgjuar vetëm këtë denoncim të Dritan Zaganit, por ka marrë informacion nga SHISH për këtë çështje. Habilajt janë trafikantë të dorës së dytë. Në nëntor të vitit 2016 për shkak të informacioneve të ndërkombëtare ne mblodhëm Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe informuam autoritetet. Shqetësimi për presidentin në atë kohë ka qenë legjitim dhe situata që ne kemi mbërritur tani tregon se ato shqetësime që e diskutuam nuk u ndoqën. Në vitin 2016 erdhën informacionet për problemin e trafikimit të drogës”.

Article Logic
Execution time: 0.0040791034698486