INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nigeria ''zgjohet'' dhe shkëlqen ndaj Islandës, buzëqesh Messi me shokë! [VIDEO]

Nigeria ''zgjohet'' dhe shkëlqen ndaj Islandës, buzëqesh Messi me shokë! [VIDEO]

Publikuar më: 17:56 22-06-2018

Nigeria është ngjitur në vendin e dytë të Grupit D pasi ka mundur 2-0 Islandën pasditen e sotme. Afrikanët, që nuk kishin marrë asnjë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, do të kenë në dispozicion dy rezultate kundër Argjentinës, në ndeshjen e tretë dhe të fundit të grupit për të siguruar kalimin në raundin pasardhës të Kupës së Botës.

Kombëtarja afrikane ka fituar sot 2-0 ndaj Islandës, duke rrëmbyer 3 pikët e para në Kupën e Botës. Pas një pjese të parë të mërzitshme, në pjesën e dytë Nigeria është shumë më e qartë dhe më e rrezikshme në aksionet sulmuese.

Goli do të vinte në minutën e 49-të. Pas një kundërsulmi të shpejt, Moses jep një pasim në zonë, atje ku Musa kontrollon mjaft mirë topin dhe më pas godet menjëherë duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Halldorsson. Goli i jep zemër Nigerisë, që shfaqet në disa raste shumë e rrezikshme. Musa në minutën e 74-t trondit shtyllën e Islandës, ndërkohë që 60 sekonda më pas shmangu portierin e Islandës dhe më pas e ka të thjeshtë për ta dërguar topin për herë të dytë në rrjetë.

Islanda fitoi një penallti në minutën e 80-të, pas një rrëzimi të Finbogasson në zonë, arbitri Conger u ndihmua nga teknologjia. Gjithsesi Sigurdsson gaboi nga pika e bardhë duke goditur shumë lart shtyllës së portës.

Article Logic
Execution time: 0.0039901733398438