INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rusi 2018/ Serbi-Zvicër (Shqipëri), përballja që ka filluar të ziejë që tani

Rusi 2018/ Serbi-Zvicër (Shqipëri), përballja që ka filluar të ziejë që tani

Publikuar më: 11:14 22-06-2018

Serbi-Zvicër është ndeshja kryesore e ditës së 9 të Botërorit të Rusisë. Pritet të jetë një përballje mjaft e fortë, pasi sigurisht siç të gjithë e dimë, tek kombëtarja e Zvicrës kemi dhe shqipet tona.

Skuadra e Mladen Krstajiç, që vjen nga fitorja në ndeshjen e parë, do të kërkojë të përsërisë suksesin edhe ndaj Zvicrës për të siguruar kualifikimin, një detyrë kjo që do të jetë shumë e vështirë.

Trajneri i Serbisë, Krstajiç duket se do të bazohet te skema 4-2-3-1, me Kolarov në mbrojtje, ndërkohë që në sulm, Milinkoviç-Saviç, Ljajiç e Tadiç do të jenë në mbështetje të Mitroviç.

Ndërsa te Zvicra, Petkoviç me shumë mundësi do t’i besojë të njëjtit formacion si me Brazilin, me Lichsteiner e Rodriguez në mbrojtje, Behramin në mesfushë, e Shaqiri, Zuber e Xhemaili në repartin ofensiv, në mbështetje të Seferoviç

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939