Luka Modriç me paraqitjen e tij në ndeshjen e ditës së djeshme përballë Argjentinës u vlerësua edhe një here njeriu i ndeshjes.
Ai ishte edhe një herë tjetër fenomenal në fushën e lojës, jo vetëm duke dirigjuar shpërndarjen e topave për Kroacinë, por në të njëjtën kohë mbylli edhe ndeshjen dhe kualifikimin e ballkanasve me golin e dytë ndaj Argjentinës dhe të dytin personal në këtë Botëror.
Pas përfundimit të ndeshjes ai foli për kundërshtarin e tij Messin: “Zhvilluam një ndeshje ekzemplare, të duruar, të luajtur saktë dhe me shumë cinizëm.
Nëse arrijmë që të vendosim ritmin tonë të lojës është e vështirë që të na ndalin, sepse kemi cilësi, por më e rëndësishmja është që arritëm të kualifikohemi.
Mesi në hije? Leo është një lojtar fantastik, gjenial dhe nuk është e lehtë që ta kryqëzosh. Por nëse ai nuk arriti që të shprehte cilësitë e tij, kjo ishte meritë e jona, sepse i mbyllën çdo linjë pasimi dhe për të ishte e vështirë që të binte në kontakt me topin.
Këtë skemë e kishim përgatitur dhe e vumë me sukses në skenë. Tani meritojmë të festojmë”.








18 Dec 2025 





