INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROVOKACIJA?! Xherdan Shaqiri “tërbon” serbët me veprimin e tij, shihni çfarë shkruajnë [FOTO / VIDEO]

PROVOKACIJA?! Xherdan Shaqiri “tërbon” serbët me veprimin e tij, shihni çfarë shkruajnë [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 19:51 22-06-2018

Takimi ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë mund të jetë përcaktues se cili nga këto dy ekipe kualifikohet në 1/8-at e finaleve të Kampionatit Botëror. Prezenca e lojtarëve me prejardhje shqiptare, posaçërisht atyre nga Kosova në Kombëtaren e Zvicrës ka bërë që gjërat të dalin jashtë kontrollit.

Mediat nuk ndalen së shkruari për dimensionin politik të kësaj ndeshjeje dhe shkrimet e fundit të mediave në Serbi dhe në Zvicër, kanë “shënjestruar” Xhardan Shaqirin.

Ndërkohë që kishte dalë në nxemje, mediat serbe kanë publikuar disa foto të Shaqirit ku tek këpucët e tij ai ka flamurin e Zvicrës dhe të Kosovës. Blic e ka quajtur këtë veprim si një provokim nga ana e lojtarit.

HRHG.jpg

SHQ.jpg

 

 

Më pas tifozët serbë që ndodheshin të pranishëm në stadium, kanë reaguar ashpër ndaj lojtarit shqiptar duke e fishkëllyer.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583