INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga protesta e studentëve deri tek djegia e mandateve, gazeta franceze shkruan për Shqipërinë

Nga protesta e studentëve deri tek djegia e mandateve, gazeta franceze shkruan për Shqipërinë

Publikuar më: 13:06 25-02-2019

Revolta popullore duket se ka tërhequr vëmendjen e gazetës prestigjioze “Le Temps”,e cila i ka dhënë jehonë ngjarjeve politike të fundit në Ballkan.

Në një shkrim të publikuar në web, ku është përshkruar situata aktuale në Ballkan, e ndalur tek Shqipëria, “Le Temps” shkruan se “studentët janë mobilizuar që prej dhjetorit kundër qeverisë së Edi Ramës”, duke vijuar më tej me pasqyrimin e asaj çfarë ndodhi përgjatë këtyre dy muajve të fundit si dhe protestën e opozitës.

“Në Shqipëri, studentët janë mobilizuar që nga fillimi i dhjetorit kundër reformës së arsimit të lartë të kërkuar nga qeveria e Edi Rama.

Ata denoncojnë konkurrencën midis universiteteve dhe tashmë kanë fituar tërheqjen e rritjes së tarifave të shkollimit.

Një fitore e pjesshme kjo e rrëmbyer, ndërsa më 28 dhjetor Edi Rama ka shkarkuar gjysmën e qeverisë së tij, dhe ai tani përballet me mobilizimin e opozitës e cila ka organizuar një tubim masiv më 16 Shkurt, ku ka pasur episode dhune.

Të enjten, anëtarët e Partisë Demokratike (PD), të shoqëruar nga mijëra mbështetës, hynë në Parlament dhe dorëzuan mandatet”, shkruan “Le Temps”.

balkannnas.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035932064056396