INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Blindohet Tirana/ Si në ''shtetrrethim'', para fillimit të protestës [VIDEO]

Blindohet Tirana/ Si në ''shtetrrethim'', para fillimit të protestës [VIDEO]

Publikuar më: 09:41 21-02-2019

Sot në orën 10:00, pritet të mbahet protesta e lajmëruar nga opozita e bashkuar që prej ditës së 16 Shkurtit.

Ndërkohe Policia e Shtetit, ka “blinduar” Tiranën. Nëpër rrugë sheh forca të shumta policore, të përgatitura dhe në gatishmëri për çdo të papritur.

Policia e Shtetit, që prej ditës së djeshme lajmëroi se “synohet hyrja me forcë në Kuvend, si dhe për nxitje dhune e organizime kriminale”.

Protesta u lajmërua fuqishëm, një ditë më parë edhe nga kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili firmosi edhe djegien e mandatit të vete dhe ftoi të gjithë popullin shqiptar që sot të protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668