INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës/ Ambasada Amerikane u bën thirrje protestuesve dhe policisë

Protesta e opozitës/ Ambasada Amerikane u bën thirrje protestuesve dhe policisë

Publikuar më: 09:13 21-02-2019

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një apel të fortë për pjesëmarrësit në protestë, për Qeverinë dhe për Policinë.

Përmes një deklarate, Ambasada nxit pjesëmarrësit për protestë paqësore, ndërkohë që Qeverisë dhe policisë u bën thirrje të tregojnë vetëpërmbajtje.

"Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur",- është shprehur Ambasada amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0033109188079834