INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalimet e deputetëve para protestuesve: Mandatet tona janë tuaja

Fjalimet e deputetëve para protestuesve: Mandatet tona janë tuaja

Publikuar më: 12:14 21-02-2019

Deputetët e opozitës, në shesh para protestusve, po mbajnë nga një fjalë të shkurtër. Ata e nisin fjalën me “mandate im është i juaji”, ndërsa tregojnë pse protesta duhet të vijojë. Thirrjet “Rama ik” janë të vazhdueshme.

Mesazhet e deputetëve

Dasahmir Shehi: Ky njeri që bredh poshtë e përpjetë dhe pretendon se do të bashkojë Shqipërinë me Kosovën ku do të ndajë dhe Shqipërinë nëse do e lëmë. Nuk kemi për ta lënë, kjo është një rrugë e gjatë dhe e vështirë por nuk kami për ta lënë. Nuk kemi luksin, ne do ia sqarojmë shqiptarëve e ndërkombëtarëve se kjo që po bëhet është për të mirën e Shqipërisë.
Shpëtim Idrizi: Ai parlament është mbyllur sot nga ju. Sot jemi ngritur për të rrëzuar diktaturën mavi. Jam sot këtu për ti thënë dallkaukut të përparimit hapi rrugë shqiptarëve dhe zgjedhjeve të lira, sepse shqiptarët do ta marrin fatin në dorë. Sot ka ardhur dita të ikësh ti sepse ndryshme shqiptarët, demokratët janë të gatshëm siç larguan diktaturën do bëjnë çdo ditë 20 shkurtin për ti sjellë liri shqipërisë. O 99-ç hapi rrugë demokracisë.
Silva Caka: Mandate im sot shkon për fëmijët e Skraparit që nuk kanë bukë sot.
Grida Duma: Ju jeni sot në misionin më të madh që kanë shqiptarët sot, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama ka ikur ne do të qëndrojmë deri në fund.
Ervin Salianji: Mandati im është i juaji.
Gent Strazimiri: Sot Gramoz Ruçi, kryetar i parlamentit rrethoi me tela ma gjemba parlamentin sepse ka frikë nga populli.
Kejdi Mehmetaj: Shqipëria është e jona.

Oerd Bylykbashi: Mandatin tim e kthej tek ju. Edi Rama mbushi Parlamentin me kriminelë, Edi Rama ju ka vjedhur pronën, ju ka vjedhur taksat. Edi Rama ju vjedh çdo ditë të ardhmen tuaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037331581115723