INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Media e lirë/EURONEWS dhe në Kosovë, Haradinaj pret përfaqësuesin e “Euronews NBC”[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 11:21 21-02-2019

Liria e shprehjes është shumë e rëndësishme në Kosovë. Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim një delegacion të Grupit “Euronews NBC”, të kryesuar nga Konstantinos Ikonomu, nënkryetar i lartë për partneritet dhe zgjerim. Haradinaj përgëzoi drejtuesit e Grupit “Euronews NBC”, për lançimin e “Euronews Albania”, televizionit dhe platformës dixhitale mediatike, që synon të arrijë tek qytetarët e Shqipërisë, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Kreu i Qeverisë së Kosovës theksoi rëndësinë jetike që ka liria e shprehjes për fuqizimin dhe demokratizimin e shoqërive. 

“Është fat i mirë që në mesin e dhjetëra gjuhëve me të cilat prezantohet ky rrjet, tashmë është edhe gjuha shqipe. Në këtë platformë do të ketë hapësirë edhe për Kosovën që të prezantohet tregimi ynë, e vërteta jonë”, tha Haradinaj.
Ai falënderoi dhe drejtuesit e “Euronews NBC” për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë për t’i pasqyruar në mënyrë profesionale zhvillimet në vend. Nga ana tjetër, drejtuesit e “Euronews NBC” e falënderuan Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit dypalësh.

delegok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0052878856658936