INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha qartëson gjithë skeptikët për dorëzimin e mandateve

Basha qartëson gjithë skeptikët për dorëzimin e mandateve

Publikuar më: 11:54 19-02-2019

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ish-Presidentin Bujar Nishani, një ditë pasi deklaroi vendimin e marrë për djegien e mandateve. Pas këtij takimi Basha dha një prononcim, nëpërmjet të cilit qartësoi se vendimi për dorëzimin e mandateve nuk ka kthim pas. "Nuk ka kthim prapa, nuk është thjesht djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament, nuk do ketë parlament fasadë, ata mund të mblidhen të marrin vendime dhe shqiptarët do i përgjigjen. Ne do të jemi krah qytetarëve", tha Basha.

Ndërkohë, Bujar Nishani është kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, organ i cili duhet të thotë PO-në e fundit për dorëzimin e mandateve të deputetëve demokratë.  Dje ndërkohë u vendos të mandatohet kryetari Basha të mbledhë këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar dhe të ngrihet një grup pune për teknikalitetet m enjerëz që njohin ligjin dhe zgjedhjet. Janë propozuar për grupin: Gaz Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Clirim Gjata, Ivi Kaso.

Article Logic
Execution time: 0.0044159889221191