INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë, s’kalon vettingun: Ja problemet me pasurinë

Drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë, s’kalon vettingun: Ja problemet me pasurinë

Publikuar më: 10:57 19-02-2019

Irma Balli, drejtuesja e Prokurorisë së Apelit Korçë, nuk ka kaluar testin e Vetingut. KPK ka njoftuar sot shkarkimin e saj nga detyra. Pak kohë me parë ajo u përball me dyshime për mungesë të burimeve financiare, fshehje të pasurisë dhe shmangie të taksave.

Problem, sipas relacionit të lexuar nga komisioneri Olsi Komici, është bërë një biznes privat në Korçë, në bashkëpronësi me persona të tjerë, ku u ngritën pikëpyetje në lidhje me vlerën e investimit fillestar. Apartamenti i bashkëshortit dhe dyshime se nga kontrata e qiradhënies nuk janë paguar tatimet në disa raste.

Sipas relacionit, hetim i thelluar ishte kryer mbi karburantin, ku për vlerën e investimit fillestar për ndërtimin e karburantit, prokurorja ka deklaruar se ka kontribuuar me 1 milion lekë nga kursimet dhe të ardhurat nga puna e bashkëshortit si emigrant në Greqi. Investimi nga babai dhe vëllai ka qenë 3 milionë e 500 mijë lekë.

Babai ka pasur të ardhura nga i ati i tij, i cili ka qenë emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka ndërruar jetë. Ndërsa vëllai kishte kursime nga puna si emigrant në Greqi.

Ndërkohë, bashkëpronarja tjetër, motra e subjektit, ka kontribuuar me 1 milion lekë. Sipas KPK-së, prokurorja dhe personat e lidhur me të, bashkëpronarët e tjerë, nuk arrijnë të justifikojnë me mjete ligjore të ardhurat e deklaruara për investimin në këtë karburant.

Article Logic
Execution time: 0.0037598609924316