INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bie ndjeshëm numri i lindjeve dhe njëheresh dhe i vdekjeve! Statistikat sipas qarqeve

Bie ndjeshëm numri i lindjeve dhe njëheresh dhe i vdekjeve! Statistikat sipas qarqeve

Publikuar më: 11:57 19-02-2019

Çiftet shqiptare po lindin më pak fëmijë. Dhe vitin e shkuar ato kanë rënë dhe më shumë krahasuar me 2017 me 6.3%. Rënia kaq e ndjeshme lidhet dhe me faktin se shumë të rinj kanë braktisur vendin.

Sipas Institutit të Statistikave, gjatë 2018 kanë lindur 28.934 foshnja. Sa i takon numrit të lindjeve, të gjitha qarqet kanë pësuar një rënie të numrit në krahasim me vitin 2017. Rënien më të madhe në përqindje për 2018-ën e ka regjistruar Qarku i Korçës me 16.5%, ndjekur nga ai i Fierit dhe Vlorës respektivisht me 12.6% dhe 12.5% dhe qarku i Beratit me 10.2%.
Gjithashtu është evidentuar edhe numri i vdekjeve gjatë 12 muajve të një viti më parë, ku në total kanë ndërruar jetë 21.804 persona, 1.9% më pak se krahasuar me vitin 2017. Përveç qarkut të Durrësit dhe atij të Vlorës, ku numri i vdekjeve është rritur respektivisht me 6.1% dhe 2.4%, Instat raporton se në të gjitha qarqet e tjera numri i vdekjeve ka pësuar rënie.
Qarku i Gjirokastrës ka rezultuar me vlerën më negative të shtesës natyrore të popullsisë, ku sipas statistikave vjetore numri i vdekjeve kalon me 217 numrin e lindjeve. Prej datës 1 janar ka hyrë në fuqi edhe vendimi i qeverisë, i cili përcakton se të gjitha nënat e fëmijëve të porsalindur do të përfitojnë bonusin e bebes, i cili është 40 mijë lekë për lindjen e fëmijës së parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë e në vijim. Ndaj në fund të vit do të kuptojmë nëse do joshen apo jo çiftet shqiptare nga bonusi për të shtuar popullatën.

Article Logic
Execution time: 0.0029470920562744