Mbrëmjen e së hënës, shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 u kthye në një pasarelë mode, ku banorët surprizuan publikun me një event plot stil, elegancë dhe energji pozitive. Spektakli “Miss & Mister Big Brother” solli sfilata të ndryshme, veshje kreative dhe momente që ndezën atmosferën brenda shtëpisë.
Në panelin e jurisë ishin tre emra të njohur të ekranit: Valbona Selimllari, Heidi Baci dhe Egli Tako, të cilat vlerësuan paraqitjet e konkurrentëve dhe në fund shpallën fituesit e mbrëmjes.
Kurora e “Miss Big Brother” shkoi për Selin Bollati, e cila spikati me paraqitjen dhe vetëbesimin e saj në pasarelë. Ndërkohë, titulli “Mister BBV 5” iu dha Alessio, i cili rrëmbeu duartrokitjet me sharmin dhe prezencën e tij.
Çmimet speciale të mbrëmjes u ndanë si më poshtë:
“Mister plazhi” – Mateo Borri
“Miss buzëqeshja” – Greta Kazazi
“Miss plazhi” – Juela Nikolli
“Miss eleganca” – Brikena Selmani
Spektakli u moderua nga prezantuesi Ardit Murataj, i cili i dha ritëm dhe dinamizëm eventit.








19 Feb 2026 





