Bes Kallaku rikthehet në skenë me projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Rrëfimi”. Kjo këngë nuk shihet vetëm si një produksion artistik, por edhe si një hap personal, që nxjerr në pah periudha të vështira dhe reflektime mbi jetën private të artistit.
Edhe pse në tekst nuk përmenden emra, disa vargje duket se i referohen marrëdhënies së tij të mëparshme me ish-bashkëshorten Xhensila Myrtezaj:
“Janë thënë ç’a s’janë thënë,
Por hiç s’i përfilli,
Mes meje e teje,
Dihet kush është thëngjilli.”
Vargjet interpretohen si reagim ndaj zërave dhe spekulimeve që kanë shoqëruar ndarjen, një nga temat më të komentuara të showbiz-it shqiptar.
Në një pjesë tjetër të këngës, Bes Kallaku hap një dritare mbi gjendjen e tij emocionale:
“U zhyta edhe n’vese,
Po, po, e vërtetë,
Por a m’pyeti njeri:
O Bes, ç’a ke, pse nuk flet?”
Këto rreshta tregojnë ndjenjën e vetmisë dhe mungesës së mbështetjes, duke e kthyer këngën në një lloj terapie publike për artistin.
Së fundmi, Bes Kallaku duket se ka nisur një kapitull të ri në jetën personale, me një histori dashurie me vajzën Ejona, duke treguar se pas periudhave të vështira, jeta e tij sentimentale ka rifilluar.








19 Feb 2026 





