INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Nga frika mos ma merrnin, ia vrava dashurinë Nerës!'' Sabri Fejzullahu vret 'DASHURINË'?

''Nga frika mos ma merrnin, ia vrava dashurinë Nerës!'' Sabri Fejzullahu vret 'DASHURINË'?

Publikuar më: 21:39 31-01-2018

Sabri Fejzullahu padyshim është një ndër këngëtarët më të preferuar të muzikës popullore në vendin  tonë. Fejzullahu ditën e sotshme ka bërë një deklaratë ndryshe nga ata çka jemi mësuar të dëgjojmë prej tij.

Ditën e sotme këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij kanë qenë të ftuar në studion e emisionit “Rudina”, ku folën gjerësisht për jetë e tyre, momentet e para të njohjes. Mesa duket paska qenë një dashuri me shikim të parë, të paktën këtë na ka lënë të mendojmë deklarata e bërë nga këngëtari.

Do bëja videoklipin e këngës ‘Mos mendo se jam i lumtur’ dhe në ambientet e  Fakultetit Filozofik, falë Zotit takova Nerushen time, që ia hënksha zemrën! Ajo po shihte xhirimet e klipit së bashku me njerëz të tjerë dhe kur e pashë... I thashë: ‘Ti do të bëhesh gruaja ime!”-tregoi Fejzullahu duke shtuar se edhe Nera këndonte jashtëzakonisht bukur.

Por fill pas kësaj historie, këngëtari i ka lënë një moment gojëhapur teleshikuesit dhe publikun në studio duke u shprehur: “Isha shumë i dashuruar dhe nga frika mos ma merrte dikush Nerën, ia vrava dashurinë!

Pavarësisht se mund të duket një deklaratë e fortë, nuk është ashtu siç mendoni, Fejzullahu ka sqaruar se ajo që i vrau ishte kënga pra dashuria që kishte Nera për këngën.

Ai ia kishte ndaluar Nerës që të ndiqte një karrierë muzikore, nga frika se një ditë mund t’ia merrte dikush Nerën e tij të dashur.

nera_dhe_sabriu.png

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656