Neymar është cilësuar si futbollisti më i shtrenjtë në botë sepse vitin e kaluar u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Por braziliani nuk fiton vetëm me futboll. Ndoshta jo të gjithë e dinë që ai është edhe një lojtar I amdh në poker.
Braziliani i PSG-së është renditur i 6-ti në turneun brazilianin për këtë sport.
Neymar ka fituar 20 mijë euro për këtë arritje. Një shifër tepër modeste për të, por që konfirmon aftësitë e tij dhe në poker.
Pas triumfit braziliani u shpreh:
Jam shumë i lumtur që marr pjesë për herë të parë në një turne të tillë dhe shkoj në tavolinën finale me lojtarë të mëdhenj. Ishte një përvojë e re dhe e bukur.