INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA nuk di të ndalet! Dënon klubin e madh francez dhe gjobit Liverpoolin!

UEFA nuk di të ndalet! Dënon klubin e madh francez dhe gjobit Liverpoolin!

Publikuar më: 10:44 26-07-2018

Marseille përballet me një pezullim njëvjeçar nga kompeticionet evropiane, për sjellje të gabuar të tifozëve të tyre.

Gjithashtu klubi francez do të paguajë plot 100.000 euro për të shlyer dëmet e shkaktuara gjatë 4 ndeshjeve të sezonit të kaluar.

Sanksionet e mëtejshme përfshijnë një mbyllje të pjesshme të stadiumit “Velodrome” për ndeshjen e tyre në shtëpi në Evropë.

Liverpool gjithashtu është gjobitur me 7,101 sterlina për sjelljen e gabuar të tifozëve të tyre kundër Romës.

Finalistët e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar u akuzuan se fansat vendosën fishekzjarret, hodhën objekte dhe shqetësuan turmën në gjysmëfinalen e tyre në ndeshjen e parë në “Anfield” më 24 prill.

Marseille u dënua për të njëjtat vepra, si dhe për aktet e dëmtimit në ndeshjet kundër RB Leipzig dhe FC Salzburg. UEFA i ka thënë klubit të Marseille, i cili përfundoi i katërti në Ligue 1 sezonin e kaluar dhe u kualifikua për Europa League, se përjashtimi nga kompeticionet e UEFA-s shtyhet për një periudhë provuese prej dy vjetësh

Article Logic
Execution time: 0.005871057510376