INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Netanyahu ‘ndez gjakrat’ me Iranin: Mos na provokoni

Netanyahu ‘ndez gjakrat’ me Iranin: Mos na provokoni

Publikuar më: 15:26 18-02-2018

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duket se ndez edhe më shumë gjakrat me Iranin.

Gjatë një Konference për mediat në Mynih ai ka treguar një pjesë të një droni iranin të rrëzuar pak ditë më parë nga avioacioni izraelit, droni sapo kishte hyrë në territorin e Izraelit.

Në mënyrë ironik, Netanyahu duke mbajtur në dorë një pjesë metalike i drejtohet ministrit të jashtëm Iranian ‘ Zoti Zarif e njihni, është i juaji’.

Në këtë mënyrë kryeministri ka paralajmëruar Iranin dhe mëbshtetësit e tij që të mos vënë në provë durimin e Izraelit.

‘Kam një mesazh për tiranët e Teheranit, mos vini në provë vendosmërinë e Izraelit’ u shpreh kryeministri duke mbajtur në dorë pjesën metalike.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721