INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër sheshi Skënderbej çelet me koncert, ja risitë të ilustruara në video [VIDEO]

Nesër sheshi Skënderbej çelet me koncert, ja risitë të ilustruara në video [VIDEO]

Publikuar më: 14:01 09-06-2017

Bëhuni gati pasi nesër do të bëhet ceremonia hapjes së sheshit Skënderbej.

Gjithçka do të inaugurohet me një koncert në orën 19:30, që do të shënojë çeljen e sheshit historik të rikonstruktuar plotësisht. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ilustrohen specifikisht ndryshimet që janë bërë në qendër të Tiranës. Duke filluar nga parkingu nëntokësor për 358 makina, 11 lulishte ku gjenden rreth 70 mijë lule, si dhe 2220 pemë. Sheshi do të përbëhet nga 50% gurë natyror të mbledhur në troje të ndryshme shqiptare 50% gjelbërim, por do të ketë edhe 100 shatërvane. Me shumë mundësi, nesër nuk do ta njihni aspak atë që do të shihni.

Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924