INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sheshi Skëndërbej hapet në 10 Qershor.

Sheshi Skëndërbej hapet në 10 Qershor.

Publikuar më: 14:35 15-05-2017

Ka mbetur më pak se një muaj kur sheshi Skëndërbej do të jetë i aksesueshëm nga të gjithë qytetarët.,

Edi Rama:
“Kur hapet sheshi Skëndërbej”?
Erion Veliaj:
“Do të hapet me 10 qershor”.
Në sheshin ku janë shtruar 28 mijë pllaka guri të marrë nga të gjithë trevat shqiptare, është menduar për të gjithë. Ndërsa detajet se çfarë do të ketë në sheshin kryesor të kryeqytetit, Erion Veliaj i ka bërë publike me më të vegjlit e kryeqytetit.
Erion Veliaj:
“Sheshi ka dalë shumë bukur, këtë javë do testojmë shatërvanët, të shikojmë sa mirë funksionojnë. Kemi mbjellë shumë pemë rreth e rrotull, do ketë një pjesë me hije me pemë, një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, një pjesë e kemi bërë vetëm me pemë frutore, portokalle, limon, fiq. Vend fantastik nëse keni biçikletë, patina, është e pjerrët po të hipësh në majë”.
Sheshi Skëndërbej, është një projekt i ideuar nga Edi Rama në kohën që drejtonte bashkinë, por që u anullua kur Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak. Me marrjen e socialistëve të drejtimit të Bashkisë Erion Veliaj jo vetëm që riktheu projektin fillestar por në një hark kohor shuam të shkurtër arriti që ta finalizojë.

Article Logic
Execution time: 0.0033690929412842