INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat e policisë për administratorin e LSI, Elez Gjozën “ngrenë” tonet e Luan Ramës…

Akuzat e policisë për administratorin e LSI, Elez Gjozën “ngrenë” tonet e Luan Ramës…

Publikuar më: 14:56 09-06-2017

Pas shkarkimit nga detyra të administratori i njësisë 2 në Tiranë, të LSI, Elez Gjoza, ky i fundit ka dalë në një konference për shtyp në selinë e LSI-së, së bashku me Luan Ramën. Ata kanë  deklaruar se akuzat e bëra nga Policia e shtetit, janë akuza politike të urdhëruara nga ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas Luan Ramës gjithë kjo lojë e pistë politike është bërë për xhelozi politike, për shkak të mbështetjes së shumtë që LSI ka në numër, krahasuar me atë të PS-së. Ndërsa vetë Gjoza ka paditur Policinë e shtetit në prokurori për akuzat e bëra në drejtim të tij.
Gjoza akuzohet nga policia se ka regjistruar si banorë fiktivë në një shtëpi rreth 70 persona.
Po thotë se kjo ka ndodhur në viti 2013 dhe nuk ka shkelur asnjë ligj, pasi njerëzit mund të zgjedhin vetë ku të regjistrohe dhe i ka regjstruar bazuar në kontrata noteriale. Ai akuzohet gjithshtu se ka ofruar vende pune në këmbim të votës dhe ka thënë se nuk ka më në dorë asnjë punësim pasi ligji i ndryshuar si jep më këtë të drejtë.

Ja ç’tha Gjoza:
“Unë jam këtu të bëj me dije të gjithë opinionin për 3 akuza të ngritura sot që unë i mora vesh në media, nga drejtoria e policsë, për një çështje që i përket vitit 2013 për regjistrim të banorëve me dokumente të falsifikuara. Ky rast është i vjetër dhe para vitit 2013. Policia e ka shqyrtuar këtë çështje dhe nuk ka parë asnjë shkelje ligjore. Çdo qytetar është i lirë të jetojë aty ku i përmbushen interesat
Akuza e dytë më qesharakja është shkëmbimi i vendeve të punës për shkëmbim votash. Akuza e tretë po ashtu qesharake, ku më akuzojnë për marrje pjesë në fushatë elektorale. Është e vërtetë që unë marr pjesë dhe do vazhdoj të marr pjesë në fushatë elektorale mbas orës 4.
I bëj thirrje ish Ministrit të Brendshëm që mbolli Shqipërinë me hashash, ti lejë presionet se nuk më tremb dot. Ju do të shkoni mbas hekurave dhe jo administratori që ju shërben njerëzve. Mbas orës 4 do jem përkrahë forcës time politike. Ai u terrorizua nga mbështetja e LSI-së, ata kishin 50 veta në 500 veta. Ndaj vjen ky kallëzim nga policia i cili mbolli dhe bahçen e vet me hashash. I bëj thirrje ministrit në detyrë të shikojë institucionet dhe të mos lërë njeri të abuzojë me to’, u shpreh Gjoza.

Ndërkohë që edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka akuzuar policinë e shtetit dhe drejtorin e përgjithshëm Haki Çakon se po urdhërohen dhe keqpërdoren nga Saimir Tahiri.
“Në abuzim të drejtpërdrejtë të bërë nga drejtuesit e policisë së shtetit në lidhje që ata kanë bërë përpjekje të implikojnë zotin Elez Gjoza. Kjo është një akuzë e ngritur nga asgjëja. Gjoza ka bërë denoncim në prokurori për kallëzim të rremë. Unë ftoj publikisht prokurorin e përgjithshëm të hetojë me përgjegjësinë e ligjit dhe të nxjerrë para ligjit çdo abuzues që përpiqet të përdorë institucionet për të vënë nën terror qytetarët që të mos jenë të lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre. Edhe pse u hoqën 12 drejtorë, karteli i drogës vazhdon të përdorë drejtorin e Policisë. Ministri Demiraj të kryejë detyrën ose të dorëhiqet”, deklaroi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0042030811309814