INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Publikohet raporti: Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane [FOTO]

Publikohet raporti: Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane [FOTO]

Publikuar më: 12:32 27-04-2018

Në një raport të Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të shtetit thuhet se Tirana rezulton si një vend me rrezikshmëri të lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane.
Është Zëvendëskryetari i LSI-së dhe deputeti i kësaj force politike, Luan Rama ai i cili ka publikuar raportin që sipas Ramës evidenton gjendjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!

Statusi i plotë:

Pa koment:
Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit: Tirana vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që prekin interesat e qeverisë amerikane!
Raporti vjetor ( Albania 2018 Crime & Safety ), i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit evidenton gjëndjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!
Pa bërë asnjë koment ja çfarë shkruhet në këtë raport:
=“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.
=“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qëniesh njërëzore”

lani.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039899349212646