INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga e shtuna devijim trafiku në qendrën e Tiranës

Nga e shtuna devijim trafiku në qendrën e Tiranës

Publikuar më: 10:43 16-12-2016

Projektit për “Rikualifikimin Urban të Sheshit Skënderbej” do të sjellë sërisht devijimin e trafikut në qëndër të Tiranës. Duke filluar nga dita e shtunë, qarkullimi i mjeteve që vijnë nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të devijohet djathtas në rrugën “Abdi Toptani”, pasi segmenti para godinës së Bashkisë së Tiranës do të jetë i bllokuar.
Bashkia e Tiranës, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat ka bërë publike dhe hartën e qarkullimit në qëndër të kryeqytetit. Në njoftimin për mediat, Bashkia e Tiranës thekson se devijimi i trafikut vjen në vijim të zbatimit të fazës së dytë të projektit për “Rikualifikimin Urban të Sheshit Skënderbej”.
Edhe qarkullimi i mjeteve të transportit urban në Sheshin “Skënderbej” do të devijohet vetëm djathtas në rrugën “Abdi Toptani”. Gjithashtu, segmenti përpara selisë së Partisë Socialiste do të përdoret vetëm për automjetet dhe motomjetet, ndërsa qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, në dalje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Brendshme.
Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës, do të jetë si më poshtë:
-Linja Nr.8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Vjeter – Sauk i Ri – Senatorium – Teg – Qendër”; Linja Nr.5 “Ish Kombinati i Autotraktoreve”, Linja Nr.10 “Qendër – Mihal Grameno”, do të stacionohen në rrugën “George Ë. Bush” në fund të rrugës “Murat Toptani”.
-Linja Nr.7 “Tufina”, Linja Nr.11 “Porcelani”, do të stacionohen në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me itenerar Rruga e “Barrikadave” – “Rruga e Dibrës” – Segmenti pas “Pallatit të Kulturës” – “Rruga Luigj Gurakuqi”.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625