INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia e Tiranës shpërndan ushqime për familjet e pëmbytura

Bashkia e Tiranës shpërndan ushqime për familjet e pëmbytura

Publikuar më: 15:36 03-12-2017

Bashkia e Tiranës dhe rrjeti i vullnetarëve vijuan shpërndarjen e ndihmave për familjet në zonët ku pati përmbytje. Kryetari Erion Veliaj, dhe vullnetarët e rinj shpërndanë ndihma ushqimore dhe veshmbathje për banorët e zonës së Sharrës në Kombinat. “Kemi zgjedhur që të gjithë njerëzve në listën e ndihmës ekonomike t’ju çojmë paketa ushqimore që, teksa merren me rregullimin e shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijëve, të mos shqetësohen për çështjet e ushqimeve dhe veshmbathjeve”-tha Veliaj. Ndihma janë shpërndarë në gjithë zonat periferike të Tiranës, kryesisht zona e Kombinatit, zonat e Bregut të Lumit, zonat e Shkozës, në zonën e Alliasit.
Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë në zonat ku janë regjistruar rrëshqitje dherash apo probleme të tjera të krijuara nga reshjet. “Me të mbaruar situata e krizës, me të mbaruar emergjenca, do të fokusohemi për t’i rikuperuar sa të mundemi natyrës mbrapsht atë që i kemi marrë ndër vite. Shumicën e mbjelljeve që po bëjmë për Pyllin Orbital do ta kalojmë edhe në zonat rurale, edhe në kodrinat rreth e rrotull Tiranës, që të mos kemi më rrëshqitje të kodrave”, u shpreh Veliaj. Impianti i Bovillës ka filluar të funksionojë normalisht. “Jam sot shumë i kënaqur që Tirana ka rikuperuar furnizimin me ujë. Kërkoj ndjesë për atë anomali, pavarësisht se nuk ishte në duart tona, por në duart e natyrës. Megjithatë, siç rrëzohemi të gjithë bashkë, ashtu ngrihemi edhe të gjithë bashkë dhe kjo bën nder si qytetarë të Tiranës”, theksoi kryebashkiaku. Ai gjithashtu, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që duan që këto ditë të japin kontributin e tyre, qoftë duke ofruar ndihma materiale duke ofruar solidaritet jo vetëm për banorët e përmbytur në zonën e Tiranës por edhe për Fierin, edhe për Vlorën.

Article Logic
Execution time: 0.0038521289825439