INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët, ja si mund ta merrni

Nesër nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët, ja si mund ta merrni

Publikuar më: 17:24 16-12-2018

Nga nesër fillon shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët. Ka qenë vetë kreu i ISSH, Astrit Hado ai që ka bërë të ditur lajmin. Pagesa e shpërblimit për pensionistët do të jetë 5,000 lekë të reja.

Kreu i ISSH, shkruan se çdo ditë nga nesër deri në orën 14:00, do të realizohet pagimi i pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit.
Nga ana tjetër, Hado njofton se të gjithë ata pensionistë që nuk do arrijnë ta tërheqin këtë shpërblim deri më datë 29 dhjetor, do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin Janar 2019 e në vazhdim.

Për pensionistët që e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 18 dhjetor e në vazhdim.

gragikuipagave.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205