INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rezoluta e Kosovës! Reagon çuditshëm Vuçiç...

Rezoluta e Kosovës! Reagon çuditshëm Vuçiç...

Publikuar më: 17:18 16-12-2018

Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën dhe mandatoi ekip negociator për bisedime me Serbinë. Reagimi i Presidentit serb Vuçiç ishte i çuditshëm.

Ai tha se me miratimin e rezolutës në Parlamentin e Kosovës, Prishtina e mbylli derën e dialogut. Kjo rezolutë përmban tre elementë kyç: që secila marrëveshje duhet të çojë drejt pavarësisë së plotë të Kosovës, se nuk ka ndryshim kufijsh, çka nënkupton se Kosova duhet të njihet brenda kufijve të tanishëm, dhe se duhet të ruhet integriteti territorial i Kosovës sipas parimit unitar, që nënkupton se disa pjesë të territorit nuk mund të kenë autonomi.

Pra me këtë dokument ata qartë thanë qarte se i duan të gjitha dhe me çdo çmim”, u shpreh Vuçiç gjatë një interviste për“TV Prva”.

Mësohet se grupi negociator i Kosovës do të udhëhiqet nga Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, si dhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Po dy partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje nuk po pajtohen që koalicioni qeveritar të hyjë në dialog me Serbinë. Ata po kërkojnë zgjedhje të reja, e pastaj, sipas tyre, “të zgjedhurit e rinj të vendosin për dialogun”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035831928253174