INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç 'humb' qetësinë: Detyra e KFOR-it është që të shpërbëjë ushtrinë e Kosovës

Vuçiç 'humb' qetësinë: Detyra e KFOR-it është që të shpërbëjë ushtrinë e Kosovës

Publikuar më: 19:26 13-12-2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka humbur qetësinë një ditë para zyrtarizmit të Ushtrisë së Kosovës. Ai është shfaqur i stresuar në një konferencë për shtyp ndërsa deklaroi se detyra e KFOR-it është që ta shpërbëjë këtë ushtri.

“Kosova është ankthi ynë më i madh, sidomos pas lëvizjes së Prishtinës për formimin e ushtrisë, e cila nuk është e bazuar në ligj dhe në Rezolutën 1244. Detyrimi i KFOR-it është të shpërndajë ushtrinë. Por ata nuk do të bëjnë, dhe kjo do thotë se gjithçka ndryshoi pasi u deklaruan për pavarësinë”, ka thënë Vuçiç. Ai shtoi se "kjo e ka sjell Serbinë në një situatë shumë të vështirë”. Ai tha se “Beogradi do të bëj gjithçka mundet për t'i ndihmuar serbët në Kosovë dhe për të ruajtur paqen". "Mos e poshtëroni Serbinë dhe popullin serb, sepse as populli serb, as Serbia nuk do t'ju lejojnë," tha Vuçiç ndërsa shtoi se po pret të shohë se çfarë do të ndodhë në lidhje me formimin e paralajmëruar të "ushtrisë" së Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443