INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mungesa e dokumentave lë pa pension mbi 5 mijë të moshuar

Mungesa e dokumentave lë pa pension mbi 5 mijë të moshuar

Publikuar më: 10:34 26-06-2018

Në 2017 mbi 22 mijë persona mbushën moshën e pensionit dhe nga ta vetëm 76% mundën ta përfitonin pagesën në kohë. Pjesa tjetër rreth 5300 persona nuk e morën atë. Arsyet se përse grupi i fundit nuk e morri dot pensionit lidhen me mungesën e dokumentave të cilat nuk i disponinin apo nuk i kanë gjetur nëpër arkivat e institucioneve apo ndërmarrjeve që kanë punuar. Po dhe një pjesë e atyre që mundën ti mbledhin gardualisht dokumentat nuk e përfituan dot gjatë vitit të shkuar se edhe shqyrimi i tyre nga ana e punonjësve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore zgjat rreth 3 muaj. Më shumë probleme me dokumentat kanë ata, që kanë punuar në kohën e komunizmit në ndërmarrje, që janë mbyllur dhe disa dosje të tjera janë zhdukur dhe gjatë vitit 1997, pasi një pjesë e arkivave janë dëmtuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040359497070312