INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau në Gjermani me 39 goditje gruan! Do habiteni me dënimin për shqiptarin

Vrau në Gjermani me 39 goditje gruan! Do habiteni me dënimin për shqiptarin

Publikuar më: 09:21 26-06-2018

Ka përfunduar gjyqi për shqiptarin nga Kosova, që vrau bashkëshorten e tij më afro 1 vit më parë me 39 goditje me sëpatë. Po ai nuk është dënuar, por është dërguar në një spital psikiatrik.

Mediat gjermane thonë se dërgimin e tij në psikatri e ka urdhëruar Gjykatën e Bonit në Gjermani. 37-vjeçari nga Kosova, sipas togave të zeza ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike kur kreu vrasjen ndaj gruas së tij 28-vjeçare.
Gruaja në Gjermani kishte ardhur vetëm gjashtë javë më parë nga Kosova nga momenti i vrasjes. Bashkëshorti i saj, i cili jetonte në Siegburg dhe punonte në një kuzhinë hoteliere. Ndërsa shak i vrasjes dyhsohet të ketë qenë xhelozia e burrit. Shqiptari ishte shumë i bindur se bashkëshortja e tij me profesion mësuese dashuronte një person tjetër.
I pandehuri kishte dëshmuar se ai ishte tallur dhe provokuar nga gruaja e tij, natën e 1 tetorit 2017. Në atë moment ai kishte marrë një sëpatë dhe e ka goditur bashkëshorten në kokë dhe në qafë. Gruaja ndërroi jetë menjëherë.
Sakaq, për shkak të shëndetit të tij mendor jo të mirë, gjykata vendosi ta shtrojë atë në psikiatri, duke mos e çuar të vuajë dënimin në burg.

Article Logic
Execution time: 0.0045499801635742