INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vritet me 3 plumba një 19-vjeçare në Tiranë! Krim pasioni?[VIDEO]

Publikuar më: 09:17 08-06-2018

Zona e Don Boskos në kryeqytet është tronditur këtë mëngjes. Një i ri ka vrarë me tre plumba një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Autori i krimit është 31-vjeçari Xhaferr Mata, ndërsa viktima 19-vjeçarja, Xhuljeta Çuni. Autori, pasi i ka marrë jetën të resë ka gjuajtur dhe veten me një plumb pas koke dhe më pas u dërgua në spital, por pas dy orësh ndërroi jetë dhe ai. Dyshimet e para flasin për një krim pasioni. Një lidhje e krisur mes dy të rinjve mendohet se ka ndikuar në aktin tragjik. 31 vjeçari është nga Kukësi dhe jetonte në kryeqytet e kishte mbaruar dhe studimet e larta. Ndërsa 19 vjeçarja nga Mati ishte maturante në Tiranë.

Mësohet se mes tyre pak para ngjarjes ka patur një debat, ai e kishte ndaluar vajzën në rrugë dhe bisedat kanë qënë me tone të larta. Po temperameti i tij me sa duket nga rrethanat, gjaknxehtë, ka bërë, që ai ti japë fund jetës së Çunit e në momentin që ju afrua policia ka derdhur plumbat e tjerë mbi veten. Autori është prind i jë fëmije dhe kishte pak kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja.
Për këtë ngjarje të rëndë mund të dyshosh lehtësisht se ka qënë e paramenduar, pasi jo vetëm që ai ishte pajisur me pistoletë, por dhe në statusin e tij të fundit në Facebook kishte një dedikim për nënën.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494