INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzohet për 800 vrasje, grupi ETA njofton shpërbërjen

Akuzohet për 800 vrasje, grupi ETA njofton shpërbërjen

Publikuar më: 17:06 03-05-2018

Grupi separatist bask, ETA ka njoftuar zyrtarisht se po shpërbëhet, thuajse 50 vjet pasi pretendoi viktimën e saj të parë.

Për Spanjën ky është fundi i një epoke.Ndërsa ditët e ETA-s mund të mbarojnë, gati gjysma e vrasjeve që i atribuohen organizatës ende nuk janë hetuar plotësisht. Ka shumë baskë, nga të dy anët, të cilët besojnë se ka ende çështje për t’u zgjidhur, përpara se të vendoset paqja e vërtetë.

ETA, e konsideruar një organizatë terroriste nga Bashkimi Europian, vrau më shumë se 800 njerëz në mes 1968 dhe 2010, një vit para se të shpallte një armëpushim të përhershëm.

Grupi është formuar në Madrid në vitin 1959 nga studentë te zemëruar ndaj drejtimit dikatatorial të gjeneralit Francisco Franco.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kryeministrit spanjoll Mariano Rajoy i cili e konsideroi një veprim të tillë thjesht një propagandë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105