INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhamia e Malajzisë ndalon vizitat e turistëve pas vallëzimit provokues[VIDEO]

Xhamia e Malajzisë ndalon vizitat e turistëve pas vallëzimit provokues[VIDEO]

Publikuar më: 10:35 26-06-2018

Një xhami në Malajzi i ka ndaluar vizitat e turistëve pasi një video ku dy vazja kërcejnë para ndërtesës u shpërnda në internet. Të dyja vajzat, të cilat kishin veshur pantallona të shkurtra u filmuan duke kërcyer në një mur përpara Xhamisë së Qytetit Kota Kinabalu në ishullin Borneo. Autoritetet po përpiqen ti identifikojnë ato. Kërcimtaret janë përshkruar si të huaja me pamje aziatike. Një zyrtar nga ministria e turizmit të shtetit Sabah tha se videoja tregoi një "mungesë respekti ndaj adhuruesve tanë myslimanë, si dhe ndaj mikpritjes së madhe" për vizitorët. Të dielën, kryetari i xhamisë tha se transporti publik nuk do të lejohej të sillte turistë në kompleksin e xhamisë, por shtoi se do të ketë diskutime të mëtejshme me agjencitë turistike për të parandaluar incidente të ngjashme. Vizitorët e huaj që shkojnë në xhaminë e Malajzisë këshillohen të vishen në mënyrë modeste. Kjo nuk është hera e parë që të huajt janë përballur me telashe për ofendimin e ndjeshmërisë publike në shtetin Sabah. Në vitin 2015, një zyrtar malajzian fajësoi një grup turistësh të cilët u zhveshën lakuriq në majë të një mali të shenjtë si shkaktarë të rënies së një tërmeti që vrau 16 vetë.
Disa nga rastet kur turistët e huaj kanë shkaktuar probleme
Janar 2018: Dhjetë të huaj, duke përfshirë pesë britanikë, janë akuzuar për pornografi në Kamboxhia, pasi fotografitë e publikuara tregojnë njerëz që imitojnë aktet seksuale në një festë.
Nëntor 2017: Dy shtetas amerikanë janë arrestuar në Tajlandë, pasi kanë postuar një fotografi në internet të tyren duke mbajtur në krahët e tyre një tempull.
Maj 2017: Një modele e Playboy-t nxiti zemërimin në Zelandën e Re pasi ndau një imazh të zhveshur të saj në malin Taranaki, i cili konsiderohet i shenjtë nga Maori.
Prill 2014: Sri Lanka e deporton një grua britanike për shkak se kishte bërë një tatuazh të Buddhës në krahun e saj. Më vonë, asaj ju dhanë 5 mijë dollarë pasi Gjykata e Lartë e vendit vendosi që trajtimi që i ishte bërë saj ishte "skandaloz".

Article Logic
Execution time: 0.0032141208648682