INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SKANDALI I FIRMËS “DH ALBANIA”/ Prokuroria nis letër-porosi në SHBA, konfirmohet...

SKANDALI I FIRMËS “DH ALBANIA”/ Prokuroria nis letër-porosi në SHBA, konfirmohet...

Publikuar më: 17:41 16-12-2018

Hetimi i dy tenderave me vlerë 30 milionë euro të fituara nga kompania “DH Albania” është shtrirë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është regjistruar kompania mëmë e saj “Danwell Haberman”. Grupi hetimor ka nisur drejt SHBA-ve letër-porosi ku kërkon informacione nga autoritetet ligjzbatuese të shtetit të Delawerit mbi mënyrën e regjistrimit të firmës “ Dunwell Haberman” atje.

Kjo pas konfirmimit se kompania ka falsifikuar firmën e sekretarit te shtetit te Delawer, për datën e themelimit si dhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me bilancet e saj ndër vite dhe gjendjen financiare të saj. Skandali mund të jetë akoma më i madh pasi Prokuroria ka dyshime se edhe noterizimi i dokumenteve në shtetit e Delawerit të jetë i falsifikuar. Ky proces sipas burimeve nga grupi i hetimit mund të jetë totalisht fiktiv dhe kjo pritet të verifikohet nga informacioni që do të mbërrijë nga shtetet e bashkuara. Këto dokumente janë përdorur nga përfaqësuesit e “DH Albania” fillimisht ne fitimin e tenderit të OST për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi me vlere 12 milionë euro. I njëjti dokumentacion thonë burimet është përdorur edhe në tenderin e ndërtimit të lotit të parë të unazës së re, me vlerë 18 milionë euro.

Prokuroria amerikane nga ana e saj është duke kryer një hetim për rastin pasi falsifikimi i firmës së sekretarit te shtetit te Delawerit dhe ajo e një noteri është krim fedaral dhe ndëshkohet rendë. Prokuroria e Tiranë regjistroi procedimin penal për 4 vepra shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Hetuesit janë duke verifikuar edhe veprimet e Autoritetit Rrugor dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe disa prej tyre do të merren në pyetje. Para hetuesve do të japin deponimet e tyre të gjithë personat e përfshirë në dy tenderat. Deri tani, ne dokumentet e kompanisë rezultojnë emrat e përfaqësuesit ligjor, Avdjol Dobi, të noteres Xhevahire Brahja dhe përkthyeses Shenda Kruja. Kjo e fundit nuk figuron në listën e përkthyesve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, çka do të thotë se përkthimi i saj nuk është ligjërisht i vlefshëm dhe që sipas Zërit e Amerikës është specialiste e kompanisë ‘Gener2’ të biznesmenit Bashkim Ulaj. Zëri Amerikës raporton së është pikërisht ‘Gener2’ e Ulajt pas skandalit me dy tenderat me vlere 30 milionë euro, se Avdjol Dobi ka lidhje familjare me biznesmenin dhe se e ka transferuar adresën e tij në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të Zotit Ulaj.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051