INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse Era ishte 'bebi' i Rihanna-s dhe Sias, tani do njiheni me SHQIPTAREN që bota po e njeh si 'beben' e Lady Gaga-s dhe Sias! [VIDEO]

Nëse Era ishte 'bebi' i Rihanna-s dhe Sias, tani do njiheni me SHQIPTAREN që bota po e njeh si 'beben' e Lady Gaga-s dhe Sias! [VIDEO]

Publikuar më: 20:05 24-10-2018

Kush është kjo shqiptare që po arrin sukses ndërkombëtar dhe po njihet si “bebi” i Lady Gagas dhe Sias!

Kështu po e njeh bota, edhe pse thonë: JO! Ajo është origjinale dhe quhet Ava Max! Ajo nuk njihet shumë nga shqiptarët, por për tregun ndërkombëtar është një yll në ngjitje me stilin e saj të veçantë dhe zërin mjaft të pëlqyer. Fjala është për Amanda Ava Koci me origjinë nga Kosova që ka filluar të njihet si Ava Max. Ajo është rritur në SHBA, ndërsa prindërit e saj janë nga Kosova dhe tani është 25 vjeç. 

Kënga e saj e fundit “Sweet but Psycho”, ka mbi 3 milion klikime dhe është renditur në majat e top-listave në shtete të ndryshme europiane dhe sidomos në Suedi. Për ta njohur më mirë emisioni Fun Day me moderatore Fatma Methasani e bëri pjesë të rubrikës "Kush është ___", ku u fol se Ava tashmë bashkëpunon me kompaninë e famshme muzikore “Atlantic”. Shumë e njohën edhe pasi u bë pjesë e albumit të David Guetta-n, ku bashkëpunoi me këtë të fundit. Shpesh herë njerëzit e krahasojnë si me Lady Gaga-n dhe pak Sia. Këngëtarja me orgjinë shqiptare është bërë pjesë edhe e një bashkëpunimi me Jason Derulo. Dhe ju e shijoni tani në videon më poshtë!/intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0029139518737793