INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gazetarja 'nxjerr zbuluar' Jona Spahiun: Më kërkoi të fshija këtë lajm! [VIDEO]

Gazetarja 'nxjerr zbuluar' Jona Spahiun: Më kërkoi të fshija këtë lajm! [VIDEO]

Publikuar më: 19:23 27-09-2018

Jona Spahiu është një ndër moderatoret më të dashura dhe më simpatike për publikun, padyshim kjo gjë shpesh herë e ka vendosur në qendër të thashethemeve nga mediat rozë. Por së fundmi ajo është përfolur më shumë rreth shtatzënisë së saj dhe martesës së saj por gjithashtu edhe për ardhjen në jetë të djalit të saj. Duke qenë se shumë lajme shkruhet për të por jo vetëm, pasi shumë personazhe të tjerë kanë qenë mjaft të përmendur në median online, kështu që ka nga ata që edhe nuk ju pëlqejnë disa lajme që shkruhen për ta.

Së fundmi, moderatorja Fatma Methasani kishte të ftuar në studion e 'Fun Day' kryeredaktoren e “iconstyle.al”, Kristi Tashi si dhe gazetarin “intv.al” Armend Dumbo për të diskutuar rreth thashethemeve më të fundit nga bota e showbiz-it. Teksa po flisnin për personazhet VIP të cilët posedojnë famë të madhe dhe të cilët kanë marrë një vëmendje të veçantë këto kohë, listës iu bashkuan edhe personazhet VIP tekanjozë apo ata që mund t'ju kenë kërkuar gazetarëve në studio për t'iu hequr ndonjë lajm.

Kështu që Kristi vendosi të zbulonte një rast kur moderatorja Jona Spahiu i ka kërkuar me shumë mirësjellje që të fshihej një lajm nga 'iconstyle' dhe bëhet fjalë për lajmin e çmimit e këpucëve të dasmës që mbanin emrin e firmës 'Jimmy Choo'. Gazetarja tregoi se arsyeja pse e kërkoi ishte sepse nuk donte të bënte figurën e një personazhi që shet mend me këpucë të shtrenjta. Për më shumë ndiqni videon më poshtë./intv.al/

jonaaa.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0038890838623047