INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Filloi Fun Day! Fatma bjonde dhe me taka? Ja ç'keni humbur në fillimin e sezonit të 5-të [VIDEO]

Filloi Fun Day! Fatma bjonde dhe me taka? Ja ç'keni humbur në fillimin e sezonit të 5-të [VIDEO]

Publikuar më: 18:05 19-09-2018

Prej katër vitesh jemi mësur që të shohim çdo ditë në IN TV emisionin rinor që erdhi me një frymë krejt ndryshe të titulluar “Fun Day”. Menjëherë sapo përmendim këtë emision e lidhim me moderatoren Fatma Methasani, madje mund të themi që sapo përmendim Fatmën e lidhim menjëherë me emisionin “Fun Day”. Pra si dy gjëra që ecin bashkë paralelisht.

Ditën e djeshme u lajmërua startimi i emisionit “Fun Day” për sezonin e ri nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagramin e IN Tv dhe In Life, por ajo çfarë ka rënë më shumë në sy dhe që ka ngjallur diskutim është një vajzë bjonde e shfaqur në foto, me taka dhe shumë larg natyrës së Fatmës.

Menjëherë lindi pyetja: Çfarë po ndodh vallë? Kush është ajo vajza që mesa duket do të zëvendësojë moderatoren pozitive me konversa?

Ndërkohë që në mediat online shqiptare u aludua se Fatma nuk do të ishte moderatorja e "Fun Day", papritur në ekranin e IN Tv ndodhi diçka!

Hapja e emisionit u bë nga Fatma! Edhe pse bjonde me paruke! Më poshtë do mund të shihni hapjen më "cool" dhe shumë FUN nga moderatorja simpatike, e cila u prit mjaft mirë edhe këtë sezon të ri televiziv.

 

E ftuara e parë për këtë emision ka qenë një ndër balerinat më seksi, Isida Mollaymeri. E njohim si solisten e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe ballerina e “Dancing With The Stars”, e cila erdhi sot në studion e “Fun Day” për të folur rreth profesionit të saj, njëkohësisht dashurinë e saj më të madhe: BALETIN, por jo vetëm!

Ju pëlqeu puntata e parë e Fun Day?! Na ndiqni nga e hëna në të premte ora 15:00! Fatma ju pret!/intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764