INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DRAKE i dërgoi mesazh CAPITAL T-së dhe ju themi ne që nuk e bëri rastësisht! Ja nga njihen ata [FOTO]

DRAKE i dërgoi mesazh CAPITAL T-së dhe ju themi ne që nuk e bëri rastësisht! Ja nga njihen ata [FOTO]

Publikuar më: 20:50 24-10-2018

Ndoshta juve ju është dukur e pabesueshme, por DRAKE i ka shkruar në INSTAGRAM Capital T-së ditën e sotme. Ishte vetë reperi shqiptar ai që publikoi foton ku shkruhej: “Faleminderit për...” dhe me siguri ka të bëjë me urimin që mund t’i ketë bërë Kapo për ditëlindje, pasi sot Drake ka bërë 32 vjeç.

tahn.png

 

Mirëpo nëse mendoni se është krejt e rastësishme, gaboheni. Ju kujtohet kur Capital T para disa muajsh zhvilloi një tur muzikor në Amerikë? Jo vetëm që zhvilloi koncertin, por siç duket krijoi lidhje të forta me persona të rëndësishëm në industrinë e muzikës.

Kapo u surpriza kur babai i idhullit të tij, Drake i ofroi mbështetjen maksimale me anë të një postimi në Instagram dhe e quajti vëlla.

“Një thirrje për vëllain tim @truekapo që po e shkatërron lojën në Shqipëri. Të shoh plako, ke mbeshtetjen time këtu në Shtetet e Bashkuara!”.

Ja pra që Drake nuk u kthen përgjigje të gjithëve dhe kjo do të thotë se ai e di kush është Capital T.

                                                                                                                         

collagefag.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043