INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse do shkoni në Dubai mos guxoni të bëni këto gjëra normale se do pendoheni

Nëse do shkoni në Dubai mos guxoni të bëni këto gjëra normale se do pendoheni

Publikuar më: 13:18 23-11-2017

Të gjithë ne kemi tradita të ndryshme, kultura të ndryshme, ritualë të ndryshëm dhe praktika të tjera fetare. Të gjitha vendet kanë ligje, koncepte dhe praktika të ndryshme, por ndoshta, gjërat që janë normale në vendin tuaj, konsiderohen ekstreme në vende të tjera.
Intv.al ju sjell gjërat normale që s’duhet të bëni në Dubai sepse më vonë ju duhet të vuani pasojat.

1- Të këndoni dhe kërceni në publik
Për shumë prej nesh, kjo është diçka normale dhe pjesë e kulturës moderne, por në Dubai është e patolerueshme. Si dhe është e ndëshkueshme nëse vendosni muzikë të lartë në rrugët e Dubait.
2- Të pini alkool në vende publike
Me siguri të pish birra në lokal është një aktivitet i zakonshëm, por nëse e bën këtë në Dubai do të ngarkoheni me disa rregulla strikte.
3- Të putheni në publik
Pasqyrimi publik i afeksionit apo puthjet për partnerin tënd është ofendim në Dubai. Mbajeni dashurinë për njëri-tjetrit kur të jeni në një vend më privat.
4- Të tregoni shumë stil
Tani, kjo është diçka vërtet e çuditshme. Ndalohet të përdorni shumë stil në veshje dhe duhet ta kontrolloni atë. Sigurohuni që mos t’ju duket lëkura.
5- Të bërit fotografi
Të bësh fotografri është me të vërtetë një pjesë e rëndësishme e ditëve tona të lumtura, por nëse jeni në Dubai duhet të jeni më të kujdesshëm kur shkrepni foto. Fotografoni ndërtesat e larta, apo ngjyrat e jetës së përditshme, por mos cënoni jetën private të femrave të tjera.
6- Gjuha
Duhet të tregoni shumë kujdes me fjalët, pasi të përdorni fjalor abuziv apo vulgar nuk është asnjëherë një opsion i mirë. Gjithashtu mos guxo të flasësh kundër Islamit.

Article Logic
Execution time: 0.0033488273620605