INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse dikush bën këto 3 gjëra, duhet ta bllokoni nga rrjetet tuaja sociale

Nëse dikush bën këto 3 gjëra, duhet ta bllokoni nga rrjetet tuaja sociale

Publikuar më: 12:27 20-02-2018
Mediat sociale janë një mënyrë e mirë për të treguar jetën që bëni.
Shumica e njerëzve e përdorin atë për të treguar, për të kërkuar vëmendje, për t'u lidhur me dikë,  për të spiunuar, etj. Ja disa shenja që tregojnë se ka ardhur koha t’i bëni block dikujt:
1. E ndjeni se po ju hetojnë jetën
Ajo që ju duhet të ofroni është energjia juaj, zemra juaj, bujaria juaj. Nëse  vini re se këta persona, vetëm shikojnë çfarë bëni ju dhe nuk japin asnjë shenjë jete, duhet të mbroni veten tuaj. Sipas intv.al duhet të shmangni këta persona përfundimisht dhe t’i bllokoni, në mënyrë që mos të shohin më asgjë nga jeta juaj.
2. Ish-i juaj po ju streson
Ka njerëz të cilët i mbajnë ende në rrjetet e tyre sociale, ish-partnerët. Në rastet kur e kuptoni se  nuk ja vlen më t’i keni në listën e miqve tuaj, duhet urgjentisht t’i bëni “block” dhe do shikoni që më pas do ndiheni më mirë me veten tuaj.
3. Ju sulmojnë për çdo gjë që postoni
Njerëzit duhet të jenë të lirë të shkruajnë në rrjetet e tyre sociale. Në rastet, kur e shikoni që nuk ndiheni mirë më dikë që vazhdmisht ju ngacmon me gjërat që ju shprehni, ka ardhur koha ta bllokoni. Më pas do e shikoni që nuk do stresoheni nga ky person që mezi pret momentin t’ju hedhë poshtë mendimet tuaja.
Ekspertët këshillojnë, se duhet të mbroni fillimisht veten tuaj dhe më pas njerëzit tuaj të dashur. Nuk mund të keni në listën e miqve tuaj, njerëz që shtiren, sulmojnë dhe ju përcjellin energji negative.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003957986831665