INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit: Kishim një parandjenjë...

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit: Kishim një parandjenjë...

Publikuar më: 15:31 02-12-2025

Nëna e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, foli sot për ndarjen nga jeta të djalit të saj, i cili ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 40-vjeçare si pasojë e arrestit kardiak.

Gjatë fjalës së saj në përkujtimoren e të birit, Gjylysmere Kasapi foli me lot dhe pikëllim për vdekjen e të birit. Ajo tha se vitin e fundit Shpati nuk ka qenë aspak i qetë dhe se kjo gjë i kishte shqetësuar të gjithë të afërmit e tij.

“Le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Kjo ka qenë parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje. E lus Zotin, me lutjet e mia më të fuqishme që të më ruajë fëmijët e tjerë, dritat e syve: Albinin, Jehonën, nipërit, mbesat, Roelin dhe Selvijen, që do më mbajnë të gjallë nëse jam në jetë tutje. Le të prehet në lulet e xhenetit”, u shpreh ajo mes lotësh.

Gjylysmere Kasapi: Faleminderit zotëri Izet Mexhiti, miku im, që organizove këtë eveniment për nder të humbjes së madhe të shpirtit tim, gjysmës së shpirtit tim, Shpatit. Sot do thoni pse nuk jam në gjendje të flas. 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë. Dhe e dinë të gjitha nënat që e kanë humbur fëmijën e vet. Po në një aspekt tjetër jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë që nuk është vetëm i imi, Shpati paska qenë i të gjithë juve. Ju e paskeni dasht Shpatin të gjitë dhe unë nuk e kam ditë që ju e paskeni dasht kaq shumë. Ju falënderoj të gjithëve, le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Kjo ka qenë parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje. E lus Zotin, me lutjet e mia më të fuqishme që të më ruajë fëmijët e tjerë, dritat e syve: Albinin, Jehonën, nipërit, mbesat, Roelin dhe Selvijen, që do më mbajnë të gjallë nëse jam në jetë tutje. Le të prehet në lulet e xhenetit.

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998